Ndërlidhjet

KSHZ: Dalje masive në zgjedhje


Maqedoni, 05 qershor

Maqedoni, 05 qershor

Në orën 19 janë mbyllur që të 2976 vendvotimet, në të cilat mbi 1 milion e 820 mijë qytetarë kishin të drejtën për të votuar për ndonjërën nga 18 subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Dalja në votime ka qenë masive, më e larta në nga viti 2002. Sipas nënkryetarit të KSHZ-së, Subhi Jakupi, në zgjedhje kanë dalë mbi 60 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Jakupi tha se “dita e diel ishte ditë feste në Maqedoni dhe se zgjedhjet e 5 qershorit ishin më të mirat që nga pavarësia e Maqedonisë”.

Për dallim nga e kaluara, kësaj radhe rezulton që pjesëmarrja e shqiptarëve të jetë më e ulët nga krahasim me votuesit maqedonas.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në prononcimin e fundit për mediat tha se “ subjektet politike që garuan në zgjedhje, nuk kanë paraqitur asnjë ankesë për parregullsi që do të dëmtonin procesin zgjedhor”.

Nga asociacioni qytetar “MOST”, që kishte numrin më të madh të vëzhguesve, bënë të ditur për disa parregullsi kryesisht të karakterit teknik, por edhe për raste të votimit familjar apo për presione ndaj votuesve.

Por, ndryshe nga këto institucione, Partia Demokratike Shqiptare njoftuan për, siç thanë, “presione dhe incidente të shumta kryesisht në Shkup dhe Kërçovë të shkaktuara nga simpatizantët e BDI-së”.

Mirëpo, këto pretendime u kundërshtuan nga partia e Ali Ahmetit, e cila procesin zgjedhor të së dielës e vlerësoi si tejet demokratik. Zëdhënësja e partisë, Ermira Mehmeti, tha se “fituese e zgjedhjeve është pikërisht BDI-ja”.

Edhe partitë maqedonase dhanë vlerësime pozitive, por denoncuan incidentet, që, sipas tyre, kanë shkaktuar oponentët politikë.

VMRO-DPMNE paraqiti dhjetëra ankesa në KSHZ për presione dhe parregullsi të shumta të shkaktuara nga LSDM-ja, por Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, tha se, “ zgjedhjet e së dielës ishin referendum dhe fitore e madhe e manifestit të VMRO-DPMNE-së”.

Nga LSDM-ja deklaruan se pjesëmarrja masive në zgjedhje është “dëshmi për gatishmërinë e qytetarëve për partitë opozitare”.
XS
SM
MD
LG