Ndërlidhjet

OSBE/ODHIR: Zgjedhjet në Maqedoni- të lira


Zgjedhjet e djeshme parlamentare në Maqedoni ishin transparente, konkurruese dhe të realizuar mirë në tërë territorin e Maqedonisë, thuhet në raportin paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR, Kuvendit Parlamentar të OSBE-së dhe të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

“Këto zgjedhje vendosën gurthemelin e stabilitetit demokratik për të ardhmen e vendit”, deklaroi Robert Bateli, koordinator i posaçëm që udhëhoqi misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.

Vëzhguesit ndërkombëtar thanë se në ditën e votimit, qytetarët kishin mundësinë që lirshëm dhe në atmosferë demokratike të realizojnë të drejtën e votimit përkundër parregullsive të vogla të paraqitura nga partitë të caktuara politike.

Procesi i numërimit të votave gjithashtu vlerësohet si pozitiv ndërsa përshëndetet mes autoriteteve në të gjitha nivelet e pushtetit. Shefi i misionit afatgjatë të OSBE/ODHIR, Xhulijan Pil Jeits tha se merita për procesin zgjedhor të së dielës u takon votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.

Raporti përfundimtar për zgjedhjet pritet të publikohet pas dy muajve.
XS
SM
MD
LG