Ndërlidhjet

KFOR: FSK-së të mos i jepen detyra policore


Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake u ka kërkuar autoriteteve lokale të mos i japin detyra policore Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hans Vihter tha se organizata po monitoron lëvizjet e autoriteteve kosovare për t’i dhënë FSK-së të drejtën për të kapur të dyshuarit dhe për të pozicionuar trupat në kontrollimin e trazirave dhe demonstratave.

Vihter tha se roli i forcës 3 mijë anëtarëshe është të ndihmojë në emergjencat humanitare dhe natyrore.
XS
SM
MD
LG