Ndërlidhjet

logo-print

Shtrihet në spital Leh Valesa


Disidenti polak anti-komunist, Leh Valesa, i cili udhëhoqi “Solidaritetin” në Poloni, është hospitalizuar në vendlindjen e tij në Gdansk.

Zyra e tij tha se Valesa është dërguar në spital të mërkurën në mesditë.

Nuk janë dhënë shkaqet e kësaj vizite të paplanifikuar, por një televizion polak tha se 67-vjeçari kishte ethe.

Solidariteti—sindikata e parë e pavarur në bllokun komunist- nën udhëheqjen e Valesës në vitet e ’80-ta, ndihmoi në rrëzimin e komunizmit në Poloni.

Guximi i Valesës në sfidimin e autoriteteve komuniste në atë kohë, bëri që ai të marrë çmimin Nobel për Paqe në vitin 1983.

Nga viti 1990- 1995, ai shërbeu si presidenti i parë i zgjedhur në epokën post-komuniste.
XS
SM
MD
LG