Ndërlidhjet

Forcat siriane marrin kontrollin në qytetin kufitar


Trupat siriane të mbështetura nga helikopterë dhe tanke kanë marrë kontrollin e qytetit të Xhisr al-Shugurit.

Shumica e qytetit ishte e zbrazët që para sulmit të së dielës, pasi që më shumë se 5 mijë banorë kanë ikur në Turqinë fqinje.

Agjencia siriane e lajmrve, tha se forcat e qeverisë kanë zbuluar një varrezë masive që përmbante kryesisht kufoma të shpërfytyruara të 10 trupave të sigurisë, për të cilët thuhet se jnë vrarë dhe varrosur nga grupet e armatosura të Xhisr al-Shugurit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se ka biseduar me presidentin Bashar Al Asad, nga i cili ka kërkuar që të “ndërmarrë veprime vendimtare për ta dëgjuar popullin”.
XS
SM
MD
LG