Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama sugjeroi që Weiner të tërhiqet


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se ai “do të paraqiste dorëheqje” nëse do të ishte ligjvënës amerikan i përfshirë në skandalin e dërgimit të mesazheve seksuale dhe fotografive në Internet.

Duke folur në rrjetin televiziv NBC, Obama tha e sjellja e anëtarët të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Anthony Weiner, në shkëmbimin e mesazheve seksuale nëpër Internet, me një numër të femrave ishte “shumë i pavend”, dhe se ligjvënësi nga Nju Jorku e ka dëmtuar veten, gruan dhe familjen e tij.

Këto ishin komentet e para të presidentit për përfshirjen e zotit Weiner, që është anëtar i Partisë Demokartike të Obamës, në këtë skandal.

Kongresisti Weiner, gruaja e të cvilit është ndihmëse e lartë e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar falje për sjelljen e tij, por ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin dhe se nuk ka plane për dorëheqje.

Disa liderë demokratë kanë kërkuar nga ai që të tërhiqet.
XS
SM
MD
LG