Ndërlidhjet

4 viktima të reja në Afganistan


Zyrtarët afganë thonë se nga shpërthimi i një bombe janë vrarë katër roje të kompanive private të sigurimit që ishin duke e përcjellur një konvoj të NATO-s në pjesën lindore të Afganistanit.

Sulmi ndodhi në krahinën Gazni, ndërsa shefi i policisë së saj, Mohamad Husain, ka thënë se dy bomba shpërthyen brenda dy orëve deri konvoji kalonte rrugën.

Katër roje të tjera të kompanive të sigurisë, që janë të kontraktuara për të përcjellur konvojin janë lënduar.

Në këtë krahinë, NATO ka thënë se ushtarët e saj kanë vrarë “disa” kryengritës në një pëërleshje të aramtosur të premtën.

Luftimet kanë ndodhur pasi një grup patrollues i forcave ndërkombëtare, janë sulmuar me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG