Ndërlidhjet

Dy OJQ kosovare në mesin e fituesve të çmimit të "ERSTE"


Fondacioni ERSTE nga Austria në mesin e shumë organizatave jo-qeveritare, ka shpërblyer edhe dy organizata nga Kosova, në kuadër të programit, „Integrimi Social 2011“.

Ky fondacion, përmes një komunikate ka informuar se Shoqata, „Të bashkuar për autizëm“ dhe “SOS fshati i ri i fëmijëve” janë organizatat kosovare që janë shpërblyer për angazhimin e tyre social.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve, këtë vit, është mbajtur në Pragë, ndërsa organizatat pjesëmarrëse kanë qenë nga 12 vende të Evropës Qëndrore dhe asaj Lindore.
XS
SM
MD
LG