Ndërlidhjet

Kosovë: Presidentja Jahjaga u takua me admiralin Loklir


Presidentja Atifiete Jahjaga, ka shprehur falënderimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për ndihmën e pakursyeshme të NATO-s.

Këto komente ajo i bëri gjatë takimit me komandantin e lartë të NATO-s, Semjuel Loklir, në Prishtinë.

Me këtë rast, ata kanë diskutuar për një varg të çështjeve, ndërsa theks i veçantë i ishte dhënë bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zonja Jahjaga i ka shprehur falënderim admiralit Loklir edhe për kontributin që po jep NATO-ja në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG