Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO-ja do t’i vazhdoj bombardimet në Libi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot se aleanca do ta vazhdoj fushatën e bombardimeve në Libi, përkundër thirrjeve nga Italia për ndaljen e armiqësive, në mënyrë që të lejohet ndihma humanitare për civilët.

Sipas njoftimit në faqen e NATO-s në Internet, zoti Rasmusen tha se “do të vazhdoj ky mision, për shkak se nëse ndalemi, numër i pacaktuar civilësh do të mund të vraheshin”.

Ai theksoi se NATO-ja po vepron me “kujdes maksimal” për evitimin e viktimave civile.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, bëri thirrje për “suspendim të armiqësive për shkak të ndihmës humanitare të menjëhershme”.
XS
SM
MD
LG