Ndërlidhjet

Policia intervenoi për të liruar rrugën e bllokuar nga besimtarët myslimanë


Besimtarët myslimanë, Prishtinë 24 qershor 2011
Besimtarët myslimanë, Prishtinë 24 qershor 2011
Policia e Kosovës është përplasur sot me besimtarët myslimanë, derisa këta të fundit po kryenin ritet fetare në afërsi të një xhamie, e cila gjendet pranë njërit nga udhëkryqet qendrore të Prishtinës.

Përplasja ka pasuar pas përpjekjeve të policisë për të liruar rrugën, e cila ishte bllokuar për qarkullimin e makinave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare, duke nxitur intervenimin e policisë.

"Nga e tëra kjo, një person është shoqëruar në stacion policor, një zyrtar policor ka pësuar lëndime, kryesisht të natyrës së lehtë. Po ashtu në bazë të informacioneve që kemi edhe një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore, si rezultat i lëndimeve të lehta”,
ka thënë zëdhënësi Kelani.

Kjo është e premta e dytë që kur besimtarët myslimanë kanë nisur faljen e namazit në rrugë, në shenjë proteste për mungesën e një xhamie me hapësirë më të madhe në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG