Ndërlidhjet

Shvarcenberg e takon Thaçin, premton ndihmë për Kosovën


Zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, përspektiva evropiane e Kosovës dhe mbështetja që i jep Çekia Kosovës, janë disa nga temat që janë diskutuar në takimin mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ministrit të Jashtëm çek, Karel Shvarcenberg.

Sipas komunikatës së qeverisë kosovare, kryediplomati çek e ka njoftuar Thaçin se vendi i tij së shpejti do e marrë kryesimin e Forumit të Vishegradit dhe duke e shfrytëzuar edhe këtë mekanizëm, Republike Çeke do ushtrojë ndikimin e saj Kosova të njihet si shtet i pavarur edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.
XS
SM
MD
LG