Ndërlidhjet

Disidentët diskutojnë krizën siriane


Mbi 100 disidentë sirianë janë takuar në Damask për të diskutuar mënyrat e dhënies fund të krizës, e cila e ka kapluar vendin që nga fillimi i protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Takimi nuk është i zakonshëm në vendin e kosntrolluar rreptë nga regjimi i Asadit.
Disa aktivistë dhe figura opozitare kanë denoncuar takimin, duke thënë se ai i jep legjitimitet regjimit, ndërsa aksionet qeveritare vazhdojnë.

Pjesëmarrësit që u takuan në një hotel në Damask, kënduan himnin kombëtar dhe mbajtën një minutë heshtjeje për “martirët, civilët dhe ushtarakët”, të rënë në protestat e filluara në mesin e muajit mars.

Raportohet se deri më tani në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të qeverisë janë vrarë 1400 persona.
XS
SM
MD
LG