Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ: Çështja e xhamisë në Prishtinë po politizohet


Protestat e shoqatës “Bashkohuni” për mos dhënien e lejës për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i cilëson si “tendencë për politizimin e kësaj çështjeje”.

Sipas KMDLNJ, “politizimi i fesë në emër të realizimit të lirisë së religjionit është tendencë e rrezikshme dhe e papranueshme”, ndërsa vlerëson se vërehet lehtë që përfaqësues të shoqatës që po preteston janë duke e sfiduar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe po “promovohen politikisht”.

Duke kujtuar se KMDLNJ kishte reaguar edhe kundër ndërtimeve të objekteve të feve të tjera, kjo organizatë kundërshton ashpër rrënimin e objekteve shkollore që më pas në të njejtin vend të ndërtohen objekte të kultit.

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pasi akuzon edhe Institucionet e vendit për premtime të ngutshme, ju kujton atyre që Kosova “nga aspekti kushtetues, është shtet laik”, ndërsa e “dënon çdo përpjekje për tensionim të situatës dhe thirrje për dhunë andaj kërkon vetëpërmbajtje nga të gjithë akterët”.
XS
SM
MD
LG