Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi i Serbisë diskuton për dialogun me Prishtinën

  • RFE /RL

Borisllav Stefanoviq

Borisllav Stefanoviq

Bisedimet me Prishtinën dhe marrëdhëniet me aleancat ushtarake kanë qenë tema të pyetjeve që ligjvënësit serbë u kanë drejtuar përfaqësuesve të qeverisë në Kuvendin e Serbisë.

Deputetët e opozitës kanë pohuar se negociatat me Prishtinën janë hap drejt njohjes së Kosovës.

Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq, është përballur me akuzat se me anë të bisedimeve, Beogradi u jep legjitimitet institucioneve të Kosovës.

Ai u tha deputetëve se nuk do të lejohet përdorimi i pasaportave kosovare e as targat me emblemën e Kosovës, por megjithatë pranoi se disa zgjidhje që priten në ditët e ardhshme, nuk do t'i pëlqejnë opozitës.

Stefanoviq tha se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, porse, sipas tij, kërkohen zgjidhje praktike për jetën e shqiptarëve dhe të serbëve, prej të cilëve, "90 për qind kanë dokumente kosovare". (v.t.)
XS
SM
MD
LG