Ndërlidhjet

Bjellorusia shtyp protestat në Ditën e Pavarësisë

  • RFE /RL

Minsk, 3 korrik 2011.

Minsk, 3 korrik 2011.

Autoritetet e rendit në Bjellorusi kanë arrestuar dhjetëra protestues të dielën, si pjesë e një aksioni kundër aktiviteteve të opozitës, derisa në këtë vend po shënohej Dita e Pavarësisë. Disa qytetarë thuhet të jenë kapur për shkak të duartrokitjeve dhe britmave me zë të lartë gjatë fjalimit të presidentit Aleksander Lukashenko. Ky i fundit i tërhoqi vërejtjen opozitës të mos ngrihet kundër regjimit të tij.

Të dielën, autoritetet bjelloruse janë munduar të bllokojnë edhe disa rrjete sociale në Internet, me qëllim parandalimin e protestave gjatë festës kombëtare. Tre korriku në Bjellorusi shënon fundin e pushtimit nazist në vitin 1944.

XS
SM
MD
LG