Ndërlidhjet

Qindra afganë protestojnë kundër NATO-s


Qindra afganë kanë protestuar pas vdekjes së dy barinjve, për të cilët ata thonë se janë vrarë nga një sulm ajror i NATO-s.

Banorët e Kogianit me dy trupat e pajetë kanë shkuar në qytetin Gazni, në jugperëndim të Kabulit, ku kanë protestuar duke thënë se këto janë “vdekje nga forcat e jashtme”.

Nga ana tjeter forcat e e NATO-s, thanë se në një sulm ajror kishin vrarë një kryengritës në një rrugë në Kogiani.

Vdekjet aksidentale të civilëve kanë shkaktuar një përçarje ndërmjet presidentit afgan Hamid Karzai dhe përkrahësve të tij perëndimorë.
XS
SM
MD
LG