Ndërlidhjet

Ushtria e Holandës dërgon edhe 160 ushtarë në Afganistan


Ushtria holandeze po i dërgon 160 ushtarë në Afganistan, si pjesë e misionit të ri të reduktuar të vendit.

Trupat, shumica mbështetës të personelit të 225 trajnerëve të policisë, do të vendosen në provincën veriore të Kunduzit dhe do të jenë nën mbrojtjen e trupave gjermane.

Një numër prej 545 ushtarësh dhe trajnerë të policisë do të ndihmojnë NATO-n në Afganistan deri në vitin 2014, një hap prapa nga përkushtimi i mëhershëm i Holandës prej 1,600 trupash.
XS
SM
MD
LG