Ndërlidhjet

FOL kërkon transparencë të bisedimeve


Lëvizja “FOL”, kërkon nga kryeministri, Hashim Thaçi që t`i njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës me konkluzionet e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre bisedimeve, për çfarëdo konkluzioni apo marrëveshje duhet të njoftohen edhe qytetarët e Kosovës”.

“Transparenca dhe llogaridhënia në këtë proces bisedimesh me Serbinë do të ndihmonte në shumë aspekte, përfshirë nevojën që qytetarët e Kosovës e kanë për t`u siguruar se vendi do të përfitoj nga ky proces”, thuhet në raportin e lëvizjes FOL.
XS
SM
MD
LG