Ndërlidhjet

KMDLNj kundërshton dhunën dhe urrejtjen ndërnacionale


Këshilli për Mbrojtjen i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se ka vizituar serbët e arrestuar gjatë shënimit të përvjetorit në Gazimestan.

M.J, si dhe katër të tjerë gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Prej 5 serbëve të arrestuar në Gazimestan, dy prej tyre i kanë deklaruar KMDLNj-së se ndaj tyre është përdorur gazi (sprej) paralizues si dhe forca fizike.

Forca fizike ndaj tyre ishte përdorur gjatë arrestimit dhe pas futjes në veturën e policisë.

Sipas KMDLNJ-së, të gjithë të arrestuarit janë deklaruar se sjellja e oficerëve dhe zyrtarëve të tjerë policorë në stacionin policor në Obiliq, Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është shumë korrekte.

Këshill u është drejtuar autoriteteve përkatëse të hetojnë rastin e përdorimit të forcës ndaj të arrestuarve.
XS
SM
MD
LG