Ndërlidhjet

logo-print

Sudanezët jugorë festojnë lindjen e shtetit


Mijëra sudanezë jugorë kanë vallëzuar gjatë gjithë natës për të shënuar orët e para të pavarësisë.

Republika e Sudanit Jugor u bë sot shteti më i ri në botë.

Shteti i ri fitoi pavarësinë në një referendum të mbajtur në janar- që ishte kulminacioni i marrëveshjes së paqes së vitit 2005, e cila i dha fund dekadave të luftës civile me veriun.

Qeveria e Sudanit Verior në Kartum, ishte e para që njohu shtetin e ri të premten, por kjo njohje nuk e largon frikën nga tensionet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun është në mesin e figurave të shquara ndrërkombëtare që merr pjesë në manifestimet në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Xhuba.
XS
SM
MD
LG