Ndërlidhjet

Ban apelon për zgjedhje transparente në Egjipt


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se zgjedhjet e ardhshme në Egjipt duhet të jenë të besueshme dhe transparente.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Mohamed el-Orabo, Ban po ashtu bëri thirrje për “përshpejtim të procedurave gjyqësore kundër atyre që janë përgjegjës për vrasjen e civilëve”.

Dhjetëra-mijëra egjiptianë të premten kanë mbushur rrugët e vendit për të kërkuar reforma më të shpejta.

Kryeministri i përkohshëm, Esam Sharaf, ka sinjalizuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të shtatorit.

Takimi ndërmjet Banit dhe el-Orabit u zhvillua në Juba të Sudanit Jugor. Ky i fundit sot feston lindjen e tij si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG