Ndërlidhjet

Protesta në Egjipt


Qindra protestues janë duke demonstruar në pjesë të ndryshme të Egjiptit, për shkak të, siç thonë, mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Në qytetin e Suezit, protestuesit marshuan drejt Kanalit të Suezit dhe kanë kërcënuar me mbylljen e tij.

Protestuesit i bënin thirrje kryeministrit dhe dhe ministrit të brendshëm për realizimin e premtimeve.

Protestat janë duke u zhvilluar përkundër vendimit të kryeministrit Sharaf Ministri Essam që të pezullojë të gjithë oficerët policorë, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjeve kunder Hosni Mubarakut.

Gjatë asaj periudhe rreth 846 veta janë vrarë dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG