Ndërlidhjet

Paneta: Irani furnizon ekstremistët irakianë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, shprehu shqetësimin e SHBA-së lidhur me Iranin, për të cilin tha se furnizon kryengritësit militantë në Irak.

"Jemi shumë të shqetësuar në lidhje me Iranin dhe armët që ai po siguron për ekstremistët në Irak. Dhe, ne po shohim rezultatet e kësaj. Në muajin qershor kemi humbur shumë amerikanë si rezultat i këtyre sulmeve. Ne nuk mund të qëndrojmë thjesht dhe të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë", tha Paneta.

Ai i bëri këto komente në Irak, ku po qëndron për vizitë zyrtare për herë të parë si sekretar i mbrojtjes.

Irani i ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG