Ndërlidhjet

Egjipt: Kërkohet largimi i Këshillit ushtarak


Mijëra njerëz në Egjipt kanë marshurar para zyrave qeveritare në kryeqytetin Kajro, duke kërkuar largimin e Këshillit ushtarak udhëheqës.

Marshi u bë pasi gjeneralët që po udhëheqin, e kishin shprehur përkushtimin për t’i përdorë të gjitha mjetet legjitime për t’i përfunduar protestat pesë ditëshe në Sheshin Tahrir, që ishte epiqendër e demonstratave, që e detyruan presidentin Hosni Mubarak, të tërhiqet më 11 shkurt.

Protestuesit janë të zemëruar me ngadalshmërinë e procesit gjyqësor kundër Mubarakut, i cili e ka sunduar Egjiptin për tri dekada, dhe zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe vrasje të protestuesve.
XS
SM
MD
LG