Ndërlidhjet

Qipro rrezikon ngrirjen e raporteve Turqi-BE


Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha sot se marrëdhënoet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian “do të ngrihen”, nëse Qipro merr presidencen e BE-së në korrik të vitit 2012, pa një zgjidhje për ishullin e ndarë.

“Nëse pala qipriote greke vazhdon negociata dhe merr presidencen e Bashkimit Evropian në korrik 2012, kjo do të thotë jo vetem bllokim i një ishulli, por edhe ngrirje e raporteve të Turqisë me BE-në”, tha Ahmet Davutoglu në një konferencë për media.

Qipro u nda në vitin 1974 pas invadimit të Turqisë.

Qipriotët grekë janë anëtarë të Bashkimin Evropian, ndërsa Turqia është i vetmi shtet që e ka pranuar pjesën turke.
XS
SM
MD
LG