Ndërlidhjet

Nis takimi i Grupit të Kontaktit për Libinë


Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore kanë nisur takimin me udhëheqësit e kryengritësve libianë në Stamboll.

I ashtuquajturi “Grup i Kontaktit” është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamer Gadafin të largohet pas 41 vjetësh në pushtet.

Disa raporte kanë sugjeruar se Gadafi mund të jetë i gatshëm për të dhënë dorëheqje në shkëmbim të imunitetit.

Por, udhëheqësi libian, duke folur në një tubim në perëndim të Tripolit, tha se “do të luftojë deri në fund”.

Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, u ka bërë thirrje anëtarëve të aleancës të sigurojnë më shumë avionë luftarakë për të bombarduar objektivat e Libisë.
XS
SM
MD
LG