Ndërlidhjet

Gadafi: Njohja e kryengritësve, e parëndësishme


Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, tha se njohja nga fuqitë perëndimore e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit është e parëndësishme.

“Njiheni të ashtuquajturin Këshill Kombëtar të Tranzicionit një milion herë! Nuk do të thotë asgjë për popullin e Libisë, i cili do të shkelë në vendimet e juaja”, tha Gadafi.

Ai i bëri këto komente para mijëra mbështetësve të tij në Zliten – 150 kilometra në lindje të Tripolit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë njohur opozitën libiane si përfaqësuese legjitime të Libisë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri publike njohjen e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë në Stamboll.
XS
SM
MD
LG