Ndërlidhjet

Çavez kthehet në Kubë për trajtim të ri shëndetësor


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, njoftoi se do të kthehet në Kubë për të filluar një fazë të re të trajtimit të kancerit që do të përfshijë edhe kemoterapi.

Çavez tha se do të shkojë në Havana sot "për të filluar atë që ne kemi quajtur faza e dytë."

Çavez tha t’i ketë dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Venezuelës për të siguruar autorizimin për udhëtimin e tij, siç kërkohet nga kushtetuta.

Çavez iu nënshtrua operacionit në Kubë më 20 qershor për të hequr një tumor.

Çavez kishte pranuar të mërkurën për herë të parë që ai pritet që përfundimisht t’i nënshtrohet kemoterapi ose rrezatimit.
XS
SM
MD
LG