Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Pakistanit niset për bisedime në Iran


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, pritet të arrijë sot në Teheran për të biseduar me zyrtarët e këtij vendi, ku në takime pritet të përfshihet edhe homologu i tij iranian, Mahmud Ahmedinexhad.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se në agjendën e takimeve pritet të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Vizita vjen pak kohë pasi Zardari ishte në Teheran për një samit kundër terrorizmit, kur drejtuesit e të dyja vendeve kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me Afganistanin në luftën kundër militantëve.
XS
SM
MD
LG