Ndërlidhjet

Fëmijët (s’) kanë qasje në zhvillimin e hershëm


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Qasja gjithëpërfshirëse në zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, thonë zyrtarë për arsim në UNICEF.

Sipas hulumtimeve të inicuara nga kjo organizatë, një nga 10 fëmijë kanë qasje në zhvillim të hershëm. Afërdita Spahiu, zyrtare për arsim në UNICEF, thotë se për ta zbutur këtë situatë, së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë hartuar një legjislacion për interesin e fëmijëve të grupmoshave 0 deri në 6 vjet.
Konstatimi është se gjendja në zhvillimin e fëmijës në Kosovë variron varësisht prej sektorëve.



“Ky është rezultati i punës disa vjeçare që ka bërë UNICEF-i, së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe kryesisht me sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mirëqenies. Pas disa vjetësh pune për të hartuar një legjislacion për interesin e fëmijëve, duke filluar prej ligjeve, kemi punuar edhe disa lloj aktivitetesh tjera se çfarë duhet të jenë zhvillimi dhe edukimi i fëmijëve. Konstatimi është se gjendja në zhvillimin e fëmijës në Kosovë variron varësisht prej sektorëve”, thotë Spahiu.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit thonë se hulumtimet e UNICEF-it janë reale, por në mungesë buxheti, nuk mund të përfshihen të gjithë fëmijët e Kosovës, në mënyrë që ata të kenë një zhvillim të hershëm, ashtu si duhet. Ragip Gjoshi nga kjo ministri, shpjegon:

Hulumtimet janë reale, sepse jemi shoqëri që kemi dalë nga lufta dhe dihet që pjesa bazike është e orientuar te buxheti dhe ne si hap preventiv kemi marrë futjen e mësimit të obligueshëm për parashkollorë të moshës 5 - 6 vjeç. Ndërsa, te moshat tjera nuk është e obliguar, por që një kompensim kujdesi e ka shtuar edhe një mori e institucioneve parashkollore private”.

E, Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se në zhvillimin e fëmijërisë së hershme do të punohet vazhdimisht, në mënyrë që të krijohen programe që fëmijëve t’u mundësojnë të kenë një fëmijëri të shëndoshë.
Ministria e Shëndetësisë ka një rrjet të mirë të shtrirjes të të institucioneve shëndetësore...


Ministria e Shëndetësisë ka një rrjet të mirë të shtrirjes të të institucioneve shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë të të gjitha niveleve duhet të punojnë sa më shumë me prindër, në mënyrë që prindërit, krahas kërkesave tjera që kanë për shërbime, të kenë edhe një edukim cilësor sa i përket rritjes së fëmijëve të tyre të shëndoshë”, shpjegon Hoti.

Ndërkaq, sekretari permanent në Ministrinë së Shëndetësisë, deklaron se që nga viti i ardhshëm, për kategorinë e mbrojtjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, do të ketë një vijë të veçantë buxhetore.

Sidoqoftë, sipas Afërdita Spahiut, fëmijët, të cilët nuk kanë qasje në zhvillim të hershëm, janë kryesisht grupmoshat nga 0 deri në 5 vjet dhe kjo kryesisht rezulton në vendet rurale dhe te komuniteti rom ashkalinj dhe egjiptas (RAE).

Në sektorin e shëndetësisë del që ngecja në rritjen fizike është më e keqe krahasuar me shtete, jo vetëm të rajonit, por edhe disa vende të Azisë.

“Qasja shëndetësore ka të bëjë me mënyrën se si fëmija zhvillohet, jo vetëm fizikisht, por edhe më tutje do të ketë ndikim negativ emocional në kontributin e tij në të ardhmen. Po ashtu, edhe në aspektin e mirëqenies del se jo gjitha shërbimet janë cilësore që fëmija është i mbrojtur prej shtetit për ta mbrojtur prej abuzimeve, dhunës në familje e shumë elemente tjera që ndërlidhen me këtë çështje”, përfundon Spahiu.
XS
SM
MD
LG