Ndërlidhjet

Çavez do të kandidojë sërish në zgjedhje


Një zyrtar i afërt i presidenti të Venezuelës Hugo Çavez, tha se udhëheqësi i vendit do të kandidojë sërish për t'u rizgjedhur vitin e ardhshëm, si president, pavarësisht luftës së tij me kancerin.

Kjo deklaratë erdhi pasi që Çavez ishte në Kubë për t’ju nënshtruar një trajtimit të kancerit.

56-vjetari Çavez, është shprehur se ai ka ndërmend të vazhdojë garën për ri-zgjedhjen, pavarësisht sëmundjes.

Çavez nuk është parë në televizion të ketë arritur në Kubë në natën e së shtunës.

Ai tha para se të nisej se do të fillojë kimioterapi menjëherë.

Çavez iu nënshtrua operacionit në Kubë më 20 qershor për të hequr një tumor kancerogjen.
XS
SM
MD
LG