Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, 14 të arrestuar për sulme në internet


Autoritetet amerikane kanë arrestuar 14 persona, të akuzuar për sulme të mëdha në internet, përfshirë dhe dëmtimin e faqes PayPal. FBI i ka bërë arrestimet në nëntë shtete dhe në Uashington.

Institucionet e mëdha financiare si PayPal, Visa dhe Mastercard, goditën WikiLeaks-in vitin e kaluar, pasi ueb-faqja publikoi raporte sekrete të diplomacisë amerikane.

Hakerët u përgjigjen me të ashtuquajturat sulme të “mospranimit të shërbimit”, çfarë i bënte faqet të mos jenë në dispozicion për përdoruesit e ligjshëm.
XS
SM
MD
LG