Ndërlidhjet

Talibanët mohojnë vdekjen e liderit të tyre


Talibanët kanë hedhur poshtë raportet se lideri suprem i lëvizjes së tyre, Mullah Omar, ka vdekur.

Zëdhënësi Zabiullah Muxhahid tha se janë përgjuar telefonat e tyre dhe se janë dërguar tekst-mesazhe të rreme.

Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se fshihen pas përgjimit dhe është zotuar për hakmarrje.

Mesazhet vinin nga numrat e telefonit, të përdorur në të kaluarën nga Muxhahid dhe zëdhënësi i dytë, Muhamed Qari Jusuf, e në të cilat thuhej se “lideri shpirtëror, Mullah Omar, ka vdekur” dhe “Allahu e bekoftë shpirtin e tij”.

Omar është njëri nga njerëzit më të kërkuar në botë dhe besohet se fshihet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG