Ndërlidhjet

Dodik: S’kam bërë thirrje për ndarjen e Bosnjes


Preidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë thirrje për ndarjen e republikës së tij nga Bosnja, dhe se kjo i “është mveshur atij”.

Ai për gazetën sllovene, Delo, ka thënë se ata që kanë dëshiruar të krijojnë konceptin e dominimit të boshnjakëve ndaj popujve tjerë, duke thyer kështu parimet e Dejtonit, kanë dalë të pafajshëm.

Dodik ka thënë se i tërë faji po i mvishet atij, ndërkohë, që siç ka thënë, ai angazhohet për respektimin e rolit, statusit dhe kompetencave sipas Marrëveshjes së Dejtonit.

Ai ka thënë se Republika Serbe nuk prish asgjë, “por kundërshton institucionet që janë themeluar duke mos marrë për bazë ligjet dhe kushtetutën, dhe sipas tij, vetëm shpenzojnë paratë e përbashkëta, siç është Agjencia për koncesionet publike në nivel të Bosnjes.

Ai ka thënë se edhe përfaqësuesi i lartë “nuk ka më se çka të përzihet në punët e brendshme të Bosnjes”.
XS
SM
MD
LG