Ndërlidhjet

Rikthehen protestuesit në sheshin Tahrir


Qindra protestues janë tubuar sot për lutjet e së premtes në sheshin Tahrir të Kajros.

Ata kanë vazhduar t’i përsërisin kërkesat drejtuar kabinetit të përkohshëm qeveritar, e që kanë të bëjnë me largimin e bashkëpunëtorëve të regjimit të kaluar nga skena politike e Egjiptit.

Ish-presidenti, Hosni Mubarak, ka dhënë dorëheqje më 11 shkurt. Mbi të rëndojnë akuzat për vrasje dhe korrupsion. Mubarak ndodhet nën arrest në një spital të Sharm el-Sheikut.
XS
SM
MD
LG