Ndërlidhjet

Shpërthim në Osllo


Një shpërthim ka dëmtuar ndërtesat në qytetin e Osllos duke shkaktuar evakuime nga zyrat e ndërtesave.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e një gazete që është e vendosur afër selisë së qeverisë.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ka thyer dritaret e ndërtesës 17 katëshe në të cilën gjendet edhe zyra e kryeministrit Jens Stoltenberg.

Nuk është raportuar për të lënduar, siç nuk është bërë e ditur se kush është shkaktari i shpërthimit.

XS
SM
MD
LG