Ndërlidhjet

NATO dënon "aktet e urryera" të dhunës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka dënuar "aktet e urryera të dhunës" në Norvegji, pas sulmeve me bomba që tronditën ndërtesën e qeverisë anëtare të Aleancës.

"Në emër të NATO-s, i dënoj në termat më të ashpër të mundshëm aktet e dhunës në Norvegji", tha Rasmusen.

"Solidariteti ynë me Norvegjinë mbetet i palëkundur. Vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuara në luftën kundër këtyre akteve", shtoi ai.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në Osllo.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin policia thotë se është shkaktuar nga bomba.
XS
SM
MD
LG