Ndërlidhjet

logo-print

Arrin ndihma te somalezët


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se ka shpërndarë 400 tonë ushqime në Somalinë jugore, përderisa Kombet e Bashkuara po përgatiten të zhvillojnë bisedime urgjente për rajonin e goditur nga uria.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Yves Van Lo, tha se kjo ishte ndihma e parë për zonat e kontrolluara nga kryengritësit e al-Shababit që nga viti 2009. I njëjti theksoi se furnizimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar mungesë ushqimesh në rajonet e Somalisë jugore, për shkak të thatësirave që kanë kapluar vendin me vite, por edhe pengesave që kanë shkaktuar kryengritësit ndaj agjencive humanitare.
XS
SM
MD
LG