Ndërlidhjet

Haxhiq nuk deklarohet mbi akuzat


Lideri i serbëve të Kroacisë gjatë kohës së luftës Goran Haxhiq ka refuzuar të deklarohet nëse ndjehet ose jo fajtor në lidhje me akuzat për krime lufte gjatë konfliktit kroat të viteve 1991-95, në paraqitjen e tij të parë në Tribunalin e Hagës.

Haxhiq, që u arrestua në Serbi në javën e kaluar, është transferuar në Tribunal të premten.

Ai është i dyshuari i fundit që kërkohet për krime lufte, pas arrestimit të të arratisurit tjetër, Ratko Mlladiqit.

Mbi Haxhiqin rëndojnë 14 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte- përfshirë edhe shkatërrimin e qytetit të Vukovarit në vitin 1991 dhe masakrën e kryer nga forcat serbe të Kroacisë ndaj 250 të burgosurve të atëhershëm.
XS
SM
MD
LG