Ndërlidhjet

Norvegji: Ulen shifrat e të vrarëve


Një gjykatës norvegjez vendosi sot që norvegjezi që ka marrë përsipër sulmet e së premtes, të mbahet në paraburgim për tetë javë, ndërsa policia ka ulur shifrën e të vdekurve nga sulmet.

Gjykatësi Kim Heger tha në një konferencë për gazetarë në Osllo se 32 vjeçari Anders Behring Breivik do të mbahet i izoluar në katër javët e para.

Heger tha se Breivik ka pranuar përgjegjësinë pë sulmet, por ka refuzuar që të pranojë fajësinë:

“Me gjithë faktin se i akuzuari njeh rrethanat aktuale, ai nuk është deklaruar fajtor. Nga ajo që gjykata e ka kuptuar, i akuzuari beson se është dashur të kryejë këto sulme, për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën Perëndimore nga, në mes tjerash, marksizmi kulturor dhe nga marrja prej myslimanëve”, ka thënë Heger.

Ai po ashtu tha se Breivik ka thënë në seancën e sotëm me dyer të mbyllura, se ka punuar me “dy celula tjera në organizimin” e sulmeve.

Policia, sipas gjykatësit, është duke i hetuar pretendimet.

Ndërkohë, policia tha se numri i të vrarëve nga shpërthimi i makinës bombë jashtë ndërtesës së qeverisë është rritur në tetë, por numri i atyre që u vranë në ishullin Utoja, është zvogëluar në 68.

Breivik raportohet se ka lidhje me grupet e krahut të djathtë dhe grupet anti-islamike.

Ai tha përmes avokatit të tij se dëshiron që t’i shpjegojë vetë motivet e veprimeve të tij në seancën e sotme gjyqësore.

Më herët, norvegjezët mbajtën një minutë heshtjeje për të kujtuar viktimat e së premtes.
XS
SM
MD
LG