Ndërlidhjet

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Maliqi, a jeni njoftuar me arsyen që ka nxitur kryeministrin Hashim Thaçi të ju shkarkojë nga posti që keni ushtruar deri më tash?

RESHAT MALIQI
Jo, nuk kam kurrfarë njoftimi zyrtar, askush nuk më ka njoftuar as prej kryeministrisë as prej ministrisë, dhe nuk i di arsyet.

Unë besoj se vendimi i kryeministrit është i shpejtë, por situata ka qenë e tillë që ndoshta është dashur të merret ndonjë vendim, por besoj fuqishëm se ka këshilltarë të këqij rreth vetes, dhe e kanë rrejt që unë gjoja se kam hezituar dhe s’kam hezituar.

Nuk qëndron ajo fare. Unë kam shprehur gatishmërinë time çdo herë, që të bëhet lëvizje pozitive për vendin.

E kam shprehur gatishmërinë dhe e kam e kam dëshmuar se e dua vendin dhe perspektivën e vendit.

RADIO EVROPA E LIRË
Që prej se është bërë publik vendimi, është përfolur jo-zyrtarisht mundësia se ju mund të jeni shkarkuar për shkak të, siç është thënë, ngurrimit tuaj që të ndërmerrni aksionin në veri të Kosovës. Sa qëndron kjo?

RESHAT MALIQI
Le të dëshmojnë ata burra që më kanë kontaktuar, më kanë ftuar në takim apo më kanë dërguar ndonjë letër që diçka e tillë planifikohet dhe unë kam hezituar.

Atë që e kam bërë unë askush nuk e ka bërë për 12 vite.

Kam shkarkuar katër komandant stacione atje, me qëllim të dërgimit të mesazhit të fuqishëm se unë jam i interesuar që në atë pjesë të ketë sundim të ligjit dhe rendit.

Dhe kam qenë i gatshëm edhe për një operacion të tillë, dhe unë dje i kam dërguar letër komandantit të EULEX-it dhe kam kërkuar që të mbështesë policinë e Kosovës në impelmentimin e vendimit të qeverisë për ndalimin e hyrjes së mallrave më origjinë nga Serbia.

RADIO EVROPA E LIRË
Dinamika e veprimit, është gjithashtu një faktor që është përmendur si një nga arsyet e shkarkimit tuaj.

RESHAT MALIQI
Unë jam 51 vjeçar, dhe prej momentit që më ka sjellë nëna ime në këtë botë, gjithkush është i lirë që të sjellë çfarë do dosje dhe të shikojë rreth të kaluarës sime.

Unë jam krenar me të kaluarën time, jam krenar me të tashmen dhe do të bëj përpjekje që të krenohem edhe për të ardhmen për pjesën tjetër të jetës
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG