Ndërlidhjet

AAK, inkurajon qeverinë për aksionin në veri


Operacioni i Policisë së Kosovës, duhet të rezultojë me krijimin e mundësisë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit, thuhet në një komunikatë të AAK-së, drejtuar mediave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet në komunikatë, po i përcjell me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

AAK ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t’iu sigurohen të drejtat e njeriut.

Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi në realizimin e operacionit është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në atë pjesë dhe oficerëve policorë, kanë thënë përmes një komunikate zyrtarët e AAK-së.

Kjo parti ka ftuar qeverin që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit.
XS
SM
MD
LG