Ndërlidhjet

Norvegji, policia shkatërron eksplozivë të Breivikut


Policia norvegjeze tha se ka shkatërruar një sasi eksplozivi, të gjetur në një fermë që ishte huzuar nga organizatori i dyshuar i sulmeve në Osllo dhe Utoja. Autoritetet e rendit thanë se eksplozivët u shkatërruan në një shpërthim të kontrolluar, por nuk dhanë detaje rreth sasisë së tyre.

Anders Bering Breivik vrau të paktën 68 të rinj në një kamp të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, pas sulmit në ndërtesën e Qeverisë në Osllo, ku humbën jetën tetë persona.

Avokati mbrojtës, Geir Lipeshtad, tha se klienti i tij ka të ngjarë "të jetë çmendur".

"Ai nuk është si çdonjëri prej nesh, kështu që është shumë e vështirë për mua që ta përshkruaj", tha Lipeshtad.
XS
SM
MD
LG