Ndërlidhjet

KFOR: Portat 1 dhe 31, zona të kufizuara ushatarake


NATO tha se i ka deklaruar dy pikat kufitare në kufirin Kosovë-Serbi zonë të kufizuar ushtarake dhe ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse.

Këto masa vijnë një ditë pasi që një grup serbësh dogji pikën kufitare në Jarinë dhe sulmoi me armë zjarri trupat e NATO-s.

“Unë nuk mund të përjashtojë një përpjekje tjetër, por që të dyja portat janë deklaruar zona të kufizuara ushtarake dhe rregullat janë shumë të qarta”, ka thënë në një intervistë për agjencinë Reuters, komandanti i KFOR-it, Ehrard Byhler.

“Ushtarët mund të përdorin armët vdekjeprurëse për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur pronën, zonën e kufizuar ushtarake. Askush që nuk është i autorizuar që të punojë ose të kalojë portat, nuk duhet të jetë afër portave”, ka thënë Byhler.
XS
SM
MD
LG