Ndërlidhjet

Beogradi mohon përfshirjen


Pamje nga Beogradi...
Pamje nga Beogradi...
Spektri politik në Beograd mundohet të bindë opinionin se nuk qëndron pas grupeve ekstremiste, që djegën pikën kufitare në Jarinë dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputete në Kuvendin e Serbisë, Jelena Trivan thotë se Beogradi nuk ka kurrfarë lidhje me, siç i quan ajo, huliganët që punojnë në dëm të Serbisë.

Jam plotësisht e sigurt se Beogradi nuk ka kurrfarë lidhje me ato aksione të rrugaçëve, sepse këto janë kundërproduktive me atë që ne po mundohemi të bëjmë. Hedh poshtë çdo sugjerim se Beogradi qëndron pas këtyre veprimeve. Ne jemi kundër tyre dhe duhet t’u vijë turp atyre që i kanë bërë ato dhe kanë bërë thirrje për to”, ka thënë Trivan.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq thotë se sigurinë e tërësishme dhe gjendjen në terren e kontrollon KFOR-i dhe se Beogradi nuk mund të dijë se kush qëndron pas sulmit në pikën kufitare në veri të Kosovës.

Kosova nuk mund të mbulohet nga pikëpamja e sigurisë pa ndihmën e forcave ndërkombëtare. Atëherë kur forcat ndërkombëtare të na japin informacione, atëherë do ta dimë dhe ne se kush qëndron pas”, thotë Gjukiq Dejanoviq.

Edhe pse qeveria serbe hedh poshtë lidhjet me grupin që ka shkaktuar sulmin në pikën kufitare ne veri, deputeti i Ligës Social-Demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak beson se ekstremistët nga Beogradi kanë mbështetjen e politikës për të bërë trazira në veri.

Ujin e turbullt, të them ashtu, e shfrytëzojnë ekstremistët në të dy anët e kufirit. Djegia e pikës kufitare të themi, është një skenar i paraparë dhe i pritur, pasi që nuk janë arrestuar ata që kanë djegur ambasadën amerikane, e tash kanë djegur pikën kufitare. Unë mendoj se në hapin e ardhshëm do ta djegin qeverinë e Serbisë apo ashtu diçka. Dhe është e qartë se kush përfiton nga kjo”, tha Nenad Çanak.

Aleksandra Joksimoviq nga Forumi për Relacione Ndërkombëtare nuk beson se Beogradi i kontrollon grupet ekstremiste serbe, që shkaktuan dhunën në veriun e Kosovës.

Jam plotësisht e sigurt se Beogradi nuk ka kurrfarë lidhje me djegien e pikës kufitare, por në anën tjetër, është e qartë se do të akuzohet për llojet e tilla të incidenteve. Është shumë me rëndësi që Beogradi në komunikin me serbët e Kosovës, t’ua bëjë të qartë se asnjë lloj i dhunës nuk sjell zgjidhje pozitive dhe se kjo lloj sjellje shkon në dëm të të gjithëve”, tha Aleksandra Joksimoviq.

Koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd Dushan Janjiq ka thënë se sulmet në veri dhe djegia e pikës kufitare në Jarinë paraqesin një aksion të koordinuar.

Më duhet të them se siç kam dëgjuar nga një zyrtar, ata janë tanët, e nga tanët ka ngjyra të ndryshme sepse shteti atje ekziston në forma të ndryshme. Pra, pa marrë parasysh se kush i ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kush i ka organizuar, është e qartë se kanë qenë të organizuar, është e qartë kanë ardhur të gatshëm, është e qartë se kanë bërë më të keqën që kanë mundur të bëjnë", ka thënë analisti serb.

"Ata kanë dërguar një pasqyrë të tillë edhe para katër vjetësh, digjet i njëjti vendkalim, i vetmi dallim është se nuk po digjet edhe ambasada amerikane. Jam i bindur se bëhet fjalë për një ngjarje shumë të orkestruar, të cilën po e dirigjojnë disa violina nga Beogradi”, tha Janjiq.
XS
SM
MD
LG