Ndërlidhjet

Kuper viziton Beogradin dhe Prishtinën


Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fillim të javës së ardhshme.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka njoftuar për vizitën e tij pas mbledhjes së Komisionit të BE-së për politikë dhe siguri, ku është diskutuar situata në Kosovë.

Eshton tha se kthimi i dialogut mbetet e vetmja mënyrë që Beogradi dhe Prishtina t'i zgjidhin çështjet e hapura.

"Bashkimi Evropian pret të ndodhë një përparim i shpejtë dhe i domosdoshëm", ka thënë Eshton, duke kërkuar nga të dyja palët që "t'iu shmangen përkeqësimeve të mëtejme të situatës dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore përmes negociatave".
XS
SM
MD
LG