Ndërlidhjet

Austria refuzon kërkesën e Serbisë në rastin Divjak


Gjykata austriake ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-gjenralit të ushtrisë së Bosnjës, Jovan Divjak, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte. Gjykata tha se vendimi mund të apelohet ende brenda dy javëve të ardhshme.

Divjak u kap në aeroportin e Vjenës në muajin mars, por u lirua pas pagesës prej 500 mijë eurosh, me kusht që të qëndronte në Austri.

Autoritetet serbe e akuzojnë gjeneralin Divjak për krime lufte, në lidhje me sulmin vdekjeprurës ndaj ushtrisë jugosllave në Sarajavë, në vitin 1992.
XS
SM
MD
LG