Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Ukrainë


Numri i të vdekurve në Ukrainë është rritur sot në 25 nga dy aksidente të ndara në minierat e qymyrit në lindje të Ukrainës.

Ministria e Emergjencës tha se 18 minatorë janë konfirmuar të vdekur nga një shpërthim në një minierë qymyri në rajonin Luhansk.

Tetë minatorë janë ende të zhdukur, ndërsa dy janë në spital me djegie të rënda.

Minierat e Ulrainës konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botë. Shumë prej tyre janë të financuara keq dhe vazhdojnë të operojnë me pajisjet e vjetra të epokës sovjetike.

Presidenti Viktor Janukoviç ka vizituar vendi e aksidentit dhe ka premtuar një hetim të qeverisë për rastin.
XS
SM
MD
LG