Ndërlidhjet

Moskë: Fundoset barka, mbyten 5


Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Emergjencës tha se pesë njerëz janë mbytur dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi që barka e tyre u fundos në lumin e Moskës.

Autoritetet thanë se në bord gjendeshin 17 persona, kur anija pësoi aksident pas mesnatës.

Raportohet se janë shpëtuar 7 persona.
XS
SM
MD
LG